Leonora në Instagram ka publikuar këngën e saj favorite të festivalit

Leonora në Instagram ka publikuar këngën e saj favorite të festivalit

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi përmes një postimi që e ka bërë në Instagram ka treguar haptazi këngëtarët favorit të saj në festivalin, “Kënga Magjike”, shkruan rtv21.tv

Më të pëlqyerit për Leonorën në këtë garë janë, Fifi dhe MC Kresha ku në këtë garë dyshja po marrin pjesë me këngën “Psikopatja jote”

Leonora ka hedhur videon e këngës së Fifit dhe MC Kreshës, duke lënë të nënkuptohet se ky projekt muzikor është favoriti i saj.

Jo vetëm nga Leonora, kjo këngë u prit tejet mirë edhe nga publiku e që performanca e tyre live ishte e mahnitshme.

Këtë vit, në krah të Ardit Gjebreas po prezanton Klaudia Pepa, një ndër balerinat më të suksesshme shqiptare si dhe Bora Zemani, moderatore e njohur.

Kujtojmë  që këtë të shtunë do të mbahet finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”, ku do të transemtohet në RTV21. 21Media