Këngëtarja flet haptazi për planet e saj

Këngëtarja flet haptazi për planet e saj

Tash e sa vite pjesë e skenës muzikore, Leonora Jakupi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Edhe pse i jep vetes goxha pushim prej angazhimeve muzikore, Leonora nuk e ka problem të rikthehet dhe t’u servojë hite të njëpasnjëshme adhuruesve të saj, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja së fundmi ka bërë të ditur për emisionin “n’Kosovë Show” se viti 2019 ishte një vit i mbarë për të. Por edhe më i mbarë pritet të jetë viti 2020, kur ajo do të vesh fustanin e bardhë.

Leonora e ka pranuar se do të bëhet nuse këtë vit.

E kam në mend të martohem normalisht. Në 2020 po kësmet”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se në fund të muajit dhjetor, Leonora u nderuar me një mirënjohje për kontributin e asaj nga Komuna e Skenderajt./21Media