Leonora e shqetësuar për papastërtinë në vendin tonë: Si do të rriten fëmijët...

Leonora e shqetësuar për papastërtinë në vendin tonë: Si do të rriten fëmijët…

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka shprehur pakënaqësi me ambientin e papastër në Prishtinë.

Ajo ka pyetur se kush është fajtor për këtë gjendje, ndërsa disa nga ndjekësit i janë përgjigjur se fajtorë janë qytetarët.

Mirëpo, sipas Leonora Jakupit, komuna është ajo që duhet të bëjë një zgjidhje për këto vende të cilat sipas saj janë ‘çerdhe’ e narkomanëve. “Shumë përgjigje janë “qytetari”, por nëse komuna nuk e rrënon ose izolon këtë objekt i cili tashmë është edhe çerdhe e narkomanëve edhe shportë e mbeturinave si do të rriten fëmijët tanë”, shkruan Leonora.

Kjo nuk është hera e parë që Leonora ka reaguar në lidhje me mbrojtjen e ambientit./21Media