Leonora më ndryshe në foton e fundit

Leonora më ndryshe në foton e fundit

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi është ndër emrat e estradës, e cila arrinë të marrë vëmendjen e publikut thuajse me çdo veprim të saj. 33 vjeçarja aktualisht po shijon suksesin e projektit të fundit “A m’ke harru”, me të cilin është rikthyer pas një pauze dy vjeçare.

Krahas angazhimeve, këngëtarja mjaft e kërkuar në mbarë trojet shqiptare aktive po qëndron edhe në rrjete sociale për ndjekësit e saj të shumtë. Së fundmi, këngëtarja nga Drenica ka publikuar një imazh tejet të bukur, me ç’rast shihet që ka hapur ngjyrën e flokëve, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar për 237 mijë ndjekësit e saj në instagram, Leonora ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

“A m’ke harru” është projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 12 korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 500 mijë klikime./21Media