Kënga e re nga Leonora

Kënga e re nga Leonora

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska, pas një pauze të gjatë është rikthyer me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

“S’ishte fat” titullohet kënga e re nga Leonora e cila është shoqëruar me videoklip.

Muzika e këngës “S’ishte fat” është punuar nga Andin Randobrava, ndërsa tekstin e ka shkruar Arsim Bunjaku.

Kënga është e zhanrit baladë dhe i dedikohet dashurisë së humbur./21Media