Leonora tejet aktive

Leonora tejet aktive

Ajo është ndër emrat më të njohur dhe të dashur për publikun. Është fjala për këngëtaren e mirënjohur, Leonora Jakupin, e cila pëlqehet nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare.

Duke qenë se ka numër të madh të fansave në rrjete sociale, këngëtarja nga Drenica aktive po tregohet në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta.

Kur jemi te këto të fundit, Leonora pak më parë për 242 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi një fotografi të bukur, në të cilën shihet me fustan të zi, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, “A m’ke harru” është projekti i fundit muzikor i Leonora Jakupit, i cili është publikuar në muajin korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi 1 milion klikime./21Media