Leonora shpreh ngushllime për vdekjen e Hivzi Krasniqit

Leonora shpreh ngushllime për vdekjen e Hivzi Krasniqit

Me rastin e vdekjes së gazetarit dhe tekstshkruesit, Hivzi Krasniqit, këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe shoqërinë e Krasniqit.

Leonora përveç që ka shprehur ngushllime për vdekjen e Krasniqit, në Instagram ka publikuar edhe shkrimin e parë në karrierën e saj të shkruar pikërisht nga Hivzi Krasniqi.

“Mbajeni mend këtë emer…. Kështu fillove shkrimin e pare karieren time”, ka shkruar Leonora në Instagram.

 


Hvizi Krasniqi, kohë më parë kishte dalë në pension ku kishte përfunduar karrierierën e tij si gazetar,  aty edhe ku e kishte filluar në Radio Kosovë  (në Radio Prishtinën e dikurshme). Ai një kohë kishte punuar edhe në Radio Dukagjini, në studion në Prishtinë, e për pak kohë edhe në fillimet e punës së RTV 21.

Hivziu ka treguar prirje të dalluar në shkrimin e teksteve të këngëve hit dhe kështu pas vetes ka lënë mbi 1.000 tekste të dalluara me të cilat ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në këtë lëmi. /21Media