Poezi nga Aleksander Pushkin

Poezi nga Aleksander Pushkin

Oh, lamtumirë, o letër! Ajo më porositi…
Sa po më dridhet dora prej dhëmbshurisë!
Si mund t’i djeg gezimet që më kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr’ e dashurisë!
Jam gati, nuk më tundet me zemra ne gji.
O flakë, flak’ e etur, cdo fletë digje ti…
U ndezën…flakëruan…i heshtur tym’ i lehtë,
Përdridhet e me lutjet e mia larg humbet.
As vulëza mbi zarf tani s’dallohet dot.
Se dylli, ja, po shkrin, po zjen… O Zot! O Zot!
U dogj së fundi letra, u nxi në të cdo fletë!
Te shtrenjtat shkronja zbardhnin mbi shkrumëzën e lehtë.
Dhe zemra më rreh me vrull. I shtrenjt’ o hi,
O ngushëllim i vetëm i fatit tim te shkretë,
Te paktën ti mos ik prej shpirtit tim të zi…/21Media