Gruaja e lë burrin sot kur fillon Kupa e Botës

Gruaja e lë burrin sot kur fillon Kupa e Botës

Sot është ditë e madhe për sportin, gjegjësisht për futbollin pasi që fillon Kampionati Botëror 2018. Ndeshja e parë do të luhet ndërmjet vendit nikoqir, Rusisë dhe Arabisë Saudite. Botërorin do ta hap këngëtari anglez Robie Williams bashkë me soparon ruse Aida.

Gara për Kupën e Botës është çdo katër vjet dhe zgjat një muaj. E ky muaj për shumë famije e çifte mund të jetë edhe mollë sherri, për shkak se konsiderohet që meshkujt janë më të prirur pas futbollit duke lënë anash gjërat tjera.

Kjo ka bërë që një grua të lë një letër interesante për bashkëshortin e saj, ku e njofton atë se gjatë këtij muaji po e braktisë shtëpinë. Letra ëshë bërë virale.

“Duke qenë se ti do jesh duke shikuar 3 ndeshje në ditë dhe përmbledhjet e tyre 24/7, kam vendosur të shkoj të qëndroj të motra ime gjatë Kupës së Botës.

Te kam lënë disa shënime (instruksione) në mënyrë që ta përballosh këtë periudhe që me sa duket do jetë e vështirë. Të kam shkarkuar në ipad një video nga youtube se si të përdorësh një makinë larëse, qe me shumë mundësi do jetë një tentativë e kotë.

Të lutem vendosi koshat (i nxjerrin në rrugë që t’i marrin makinat e mbeturinave) në datat përkatëse: koshi jeshil 20/6+4/7; koshi gri 26/6+11/7 (asnjë ndeshje nuk fillon para orës 11 kështu që është gjëja e parë që duhet të bësh)”, shkruhet në disa nga këshillat që ajo i ka vendosur në letër./21Media