Einstein kishte shkruar se çfarë kuptimi ka fjala “Zot” për të

Einstein kishte shkruar se çfarë kuptimi ka fjala “Zot” për të

Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein, e cila ka koncept religjioz është shitur për 2.9 milionë dollar. Letra me nofkën “Letra e Zotit”, ishte shkruar në vitin 1954. Ajo pritej që në një ankand në New York të arrinte shifrën e shitjes në 1.5 milionë dollarë, shkruan BBC.

The God Letter, an autographed letter signed by Albert Einstein

Image result for albert einstein

Shkencëtari që kishte fituar çmimin Nobel, në moshën 74 vjeçare shkruajti këtë letër një faqe e gjysëm, si një përgjigjie ndaj filozofit gjerman, Eric Gutkind për njërin nga punimet e tij. Kjo letër shihet si një çelës mes religjionit dhe shkencës. Einstein kishte shkruar në gjuhën e nacionalitetit, të cilit edhe i përkiste, pra gjermane. Ai ka sqaruar të gjitha pikëpamjet dhe mendimet e tij lidhur me besimin në Zot, transmeton rtv21.tv.

“Fjala Zot për mua nuk është asgjë veç se një produkt i dobësisë njerëzore.”, ai gjithashtu kishte shkruar se as Bibla dhe asnjë shkrim tjetër nuk do të mund t’i përmbysin bindjet e tij./21Media