Letra e studentëve me nevoja të veçanta për Veselin

Veseli është takuar me studentët me nevoja të veçanta

Kryeparlamentari, Kadri Veseli me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta është takuar sot me studentët me nevoja të veçanta.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se shoqëria nuk mund të mburret me zhvillimin e saj nëse personave me nevoja të veçanta nuk ua ka dhënë kujdesin e duhur dhe ka ndarë një letër që e ka marrë nga njëri prej studentëve.

“Shoqëria jonë nuk mund të mburret me zhvillimin e saj nëse personave me nevoja të veçanta nuk ua ka dhënë kujdesin e duhur dhe trajtimin e barabartë. Sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, me studentë nga kjo kategori diskutuam për sfidat dhe nevojat që ata kanë. E tashmja dhe e ardhmja e vendit është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe vetëm puna e përbashkët e zhvillon edhe më shumë atë.
Këtu, po e ndaj me ju, një letër që mora sot nga njëri prej këtyre studentëve.”, ka shkruar Veseli.

 

Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992 e kishte shpallur këtë ditë për personat me nevoja të veçanta, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me nevoja të veçanta./21Media

Back to top button