Barcelona është mposhtur mbrëmë nga Levante me rezultat 2-1

Loading...

Barcelona është mposhtur mbrëmë nga Levante me rezultat 2-1

Ndeshja është zhvilluar në 1/8 e Copa del Rey, ndërsa javën tjetër zhvillohet ndeshja e kthimit.

Levante kaloi e para në epërsi me golin  e shënuar nga Cabaco (4’), ndërsa epërsinë e dyfishoi Mayoral (18’). Barcelona arriti që të shënojë golin e vetëm nga pika e bardhë, e që realizator ishte Coutinho (85’).

Levante në pjesën e parë ishte dukshëm më e mirë, duke pasur një sulm të organizuar, ndërsa në pjesën e dytë u përqendrua në mbrojtje, duke mos i dhënë mundësi realizimi sulmit të Barcelonës.

Në ndeshje nuk janë paraqitur lojtarët më të mirë të Barcelonës, të cilët madje nuk ishin përfshi as në ekipin rezervë.