Lëvizje të pakta në kryeqytet

Lëvizje të pakta në kryeqytet

Edhe në ditën e tretë të ndalimit të qarkullimit për qytetarët dhe automjetet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, kryeqytetasit po vazhdojnë ta respektojnë këtë masë.

Lëvizjet ishin më të pakta nëpër rrugët e kryeqytetit, kryesisht ishin ato automjete, të cilat bartin mallra që u panë nëpër rrugë. Edhe qytetarët nuk kishte nëpër rrugët e Prishtinës.

Rruga “Bill Clinton” e cila në ditët e zakonshme është e ngarkuar me kolona, këtë të enjte gjatë kohës kur edhe është e kufizuar lëvizja ishte pothuajse e zbrazët.

Njëjtë ishte edhe rruga “Agim Ramadani” e “Afrim Zhitia”.

Shumë qetë ishte edhe tek rrethi në hyrje të Prishtinës nga magjistralja Prishtinë-Pejë.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19 ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 71 ka ndërmarr një sërë masash.

Ndër to është edhe kjo që të kufizohet lëvizja nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00. Brenda këtyre orareve të caktuara lejohen të qarkullojnë vetëm ata që kanë nevojë për prodhim, furnizim e nevoja mjekësore, ndërsa lëvizjet tjera janë të ndaluara.

Kundër këtyre masave doli edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili këtë veprim e quajti si antikushtetues.