Lëvizja Vetëvendosje mban sot mbledhjen e Kryesisë

Para takimit Kurti- Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje sot mban mbledhjen kryesisë, e cila pritet të fillojë në ora 10:00, ku do të vazhdojë diskutimi për propozimin për kryeministër që do t’i dërgohet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje edhe dje ka mbajtur mbledhje të kryesisë por që pas kësaj mbledhje, lideri i Vetëvendosjes ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet për sot paradite.

Ndërkohë, në ora 14:00 Kurti pritet që të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje për qeverisje.

Në anën tjetër sot pasdite përfundon afati 48 orësh i caktuar nga Presidenti Hashim Thaçi për propozimin e mandatarit të qeverisë./21Media

Back to top button