Lewandowski ka këtë mendim për dy transferimet e reja

Lewandowski ka këtë mendim për dy transferimet e reja

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka folur vetëm fjalë të mira për dy transferimet me të reja në klub, Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic. Coutinho është transferuar nga Barcelona, ndërsa Perisic nga Interi.

Të dy lojtarët janë huazuar me mundësi blerje në sezonin e ardhshëm.

Lewandowski ka thënë se Coutinho sjell çmenduri dhe është i rëndësishëm për ndeshjet kryesore.

“Coutinho, sjell çmenduri, aftësia e tij për të pasuar është absurde. Mund të jetë çelësi për të fituar ndeshjet e mëdha, sidomos kur luajmë në Ligën e Kampionëve. Prezenca e tij do të na bej me të rrezikshëm. Di të luaj mirë si sulmues i krahut të djathë dhe si mesfushorë, kemi shumë opsione tash”, ka deklaruar ai.

Sulmuesi me prejardhje nga Polonia ka folur edhe për kroatin duke thënë se është një surprizë e mirë.

“Është një surprizë e mirë për neve. Jam i sigurt. Është i mirë në të dy anët. Është fizikisht i fortë dhe di si të dribloj. Mund të na ndihmojë dhe i shtyn lojtarët e tjerë për të bërë me të mirën.”, ka thënë ai.