Edicioni i 40-të i Brit Awards në Londër

Edicioni i 40-të i Brit Awards në Londër

Këngëtari skocez, Lewis Capaldi, dhe reperi londinez Dave, u shpërblyen me çmimet kryesore në ceremoninë Brit Awards, që u mbajt në Londër.

Capaldi, i cili njëherësh është edhe tekstshkrues, u nderua me çmimin “Këngëtari më i mirë i ri”, ndërsa Dave me çmimin “Albumi më i mirë i vitit’, për “Psychodrama”.

Megjithatë, para nderimit të këtyre artistëve, për publikun interpretoi këngëtarja Mabel, këngën “Don’t Call Me Up”.

Pas Mabel, në skenë interpretoi Capaldi, këngën “Someone One You Loved”.

Prezantues në Brit Awards 2020 ishte humoristi Jack Whitenhall, i cili preku një radhë temash, përfshirë këtu edhe mungesën e këngëtareve të nominuara për çmimet Brit. Megjithatë, në kategorinë soloartistja e vitit nuk kishte zgjidhje tjetër tha ai, dhe kështu, u desh të zgjedhin një, e nderin për këtë e ka , pasi që patjetër u desh të zgjedhej fituesja. Kësaj radhe, në këtë kategori dominon këngëtarja Mabel.

Sa i përket intepretimieve muzkore në skenë, për të pranishmit interpretuan një radhë artistësh, në mesin e tyre edhe Harry Styles e Lizzo. Styles këngën “Falling”, e Lizzo në bashkëpunim me Juice, këngën “Cuz I Love You”.

Artisti Stormzy u shpërblye me çmimin “Artisti anglez i vitit”.

Dave, me rastin e nderimit me çmimin albumi i vitit, interpretoi edhe këngën “Black”, ku kryeministrin anglez, Boris Johnson e quajti racist.

Në kategorinë “Solo artisti ndërkombëtar” me çmim u shpërblye Tyler the Creator.

E në kategorinë këngëtarja më e mirë ndërkombëtare u shpërblye Billie Eilish. Që të dy në skenë kritikuan mungesën e artisteve të nominuar për Brit Awards.

Billie në skenë intepretoi këngën “No Time To Die” nga filmi i ri i James Bondit.

Humoristi anglez, Jack Whitehall, për Billien tha se ajo është artistja më e re e vetme në botë e cila “bën Greta Thunberg të duket dembele”.  Në anën tjetër, Billie para publikut foli për problemet mendore, me çrast ka thënë se kohët e fundit ndihet sikur të tjerët e urrejnë.

Në këtë ceremoni u vlerësua edhe kategoria bendi më i mirë i vitit, që kësaj radhe çmimi i takoi bendit Foals.

Në vitin 2017, akademia e muzikës në Britani u përpoq që të bëjë balancimin në mes të të nominuarve në bazë të gjinive, vitin 2019, numri i të nominuarave ia kaloi artistëve meshkuj, e sivjet nga 25 kategori u bënë vetëm katër nominime të artisteve. Këtu mungoi edhe kategoria e këngëtares më të mirë.

Çmimet e para Brit Awards u dorëzuan në vitin 1977./21Media