Takimet e Maniakëve t’leximit

Takimet e Maniakëve t’leximit

“Maniakë t’leximit” janë mbledhur në një hapësirë virtuale dhe që nga viti 2015 dhe deri më tani ka rreth 29 mijë dashamirës të librit të cilët shkëmbejnë idetë e tyre në grupin e krijuar në rrjetin social Facebook.

E veçantë e këtij grupi, janë edhe takimet të cilat ata i bëjnë. Në mesin e aromës së librave dhe ndjenjës së bukur të shprehjes së mendimit rreth librit të preferuar, ata bëhen bashkë dhe i takojnë mendimet e tyre.

Një grup prej 15 deri 20 lexuesve zakonisht janë mbledhur në Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.

Përshëndetja me miqtë, përqafimi mes tyre dhe një muzikë e lehtë e dëgjuar në sfond në vendtakimin e tyre në qytetin e Prishtinës, e bëri takimin e lexuesve shumë të ngrohtë. Aroma e fletëve pasi filluan t’i shfletojnë e që me prekjen e tyre u duk sikur kanë hyrë brenda në historinë e librit dhe po e përjetojnë të gjithën.

Takimi i tyre përshkruhet me fjalinë e Mark Twain që thotë “Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale”.

Iniciatorët e këtij grupi janë Luan Morina, Kushtrim Krasniqi edhe Egzon Bunjaku.

 Luan Morina, kujton kohën se kur është krijuar grupi “Maniakë t’leximit”

Fillimisht ka qenë grupi “Maniakë t’filmave, i cili ka qenë si produkt i interesimit të shoqërisë së ngushtë për të nda filmat. Më pas kanë vijuar grupet tjera, përfshi edhe ai për leximin, nga i njëjti grup i shokëve”, tha iniciatori i krijimit të këtij grupi.

Brenda librave ka jetë dhe frymë, ka personazhe të cilat i ndjejmë sikur jemi ne vet, na duket sikur autori ka hyrë nën lëkurën tonë dhe ka shkruar fjalë për fjalë se si ndihemi. Nëse ata qajnë ne qajmë bashkë me ta e nëse ata qeshin ne qeshim bashkë me ta.

Mërgim Pllana, lexues nga qyteti i Vushtrrisë tregon se nga cila moshë ka filluar dashurinë e tij për librin.

Kam filluar të lexoj libra qysh nga mosha 9-10 vjet

Por, nga angazhimet e shumta që ka ai mundohet që së paku t’i lexojë deri në tre libra në muaj.

Liridon Miftari, mirëmbajtës i grupit “Manikë t’leximit”  e sheh të nevojshme që të zhvillohet politika që të përmirësojnë gjendjen e çmimit të librave.

Çmimet e librave në Kosovë janë kryesisht të larta. Sidomos nëse merret parasysh paga mesatare në Kosovë”, tha Liridoni.

Shumë nga lexuesit mund të bien në dashuri me personazhet e librave dhe pastaj kur librit i vije fundi atëherë gjithçka ndryshon edhe te lexuesi. Mendimet se çfarë po ndodh me ta pas përfundimit të librit nuk i lë të qetë ata. Pastaj fillojnë të kthehen në botën reale dhe pranojnë jetën ashtu siç e kanë pasur para fillimit të leximit të librit.

Mirëpo, ikja nga bota reale në një botë krejtësisht të imagjinuar dhe me shumë detaje, me të vërtetë që është një pushim i mirë për lexuesin.

Edhe këtij rrugëtimit tone, brenda këtyre fjalive po i vije fundi. Ndërsa Liridoni ka disa fjalë për ata që nuk lexojnë libra.

Thuaj jo injorancës. Lexo libra”, tha Liridoni, mirëmbajtës i faqes së “Maniakëve të lëximit.

Po e përmbyllim këtë shkrim me një nga thëniet e shkrimtarit Orhan Pamuk, “Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”./21Media