Një mega limon që peshon 2.6 kg

Mund të thoni se keni parë gjithçka, por një limon në madhësinë e parakrahut, ende nuk e keni parë.
Shefja e kuzhinës, Melissa Palinkas ndau me entuziazëm një imazh të limonit “përbindësh” në Instagramin e saj javën e kaluar, duke vendosur limonin 2.6 kg pranë një limoni të zakonshëm, duke matur pothuajse të njëjtën gjatësi me parakrahun e saj, transmeton rtv21.tv.

Palinkas, e cila jeton në Australinë Perëndimore, i tha Daily Mail Australia se mega limoni i pazakontë ishte rritur nga një çift në qershor.
E intriguar nga madhësia e tij mamuth, Palinkas e cila krenohet me prodhime të qëndrueshme, tha se e përdori limonin për një sallatë, pasi e pa të papërshtatshme për lëngje.

Limoni “Ponderosa” është një hibrid midis një limoni të veçantë dhe një limoni të zakonshëm./21Media

Back to top button