Policia kap shqiptarin duke kontrabanduar sirianë në Kosovë

Sot rreth orës 16:00 në hyrje të Kosovës nga Maqedonia e Veriut, në Hani të Elezit është ndaluar një kamion më targa të Shqipërisë dhe me shoferin 37-vjeçar shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas sirianë.
“Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar./21Media

Back to top button