Pajisja vjen me Android 7.0 Nougat

Pajisja vjen me Android 7.0 Nougat

LG ka nisur pasuesin e tabletit G Pad III 8.0 FHD të vitit të kaluar. I quajtur G Pad 8.0 FHD IV, pajisja është mundësuar nga një Snapdragon 435 me octa-core 1.4GHz CPU, dhe posedon ekran 8.0 inç IPS prej 1920×1200 pikselëve.

RAM është 2GB, ndërsa memoria e brendshme është 32GB. Tableti përmban një kamera 5MP në anën e pasme dhe të njejtën në anën e përparme.

Pajisja është në dispozicion për blerje në Korenë e Jugut nëpërmjet LG U plu në ngjyrë kafe të errët.