Liam i befasuar nga deklarata e Mileyt

Liam i befasuar nga deklarata e Mileyt

Një nga ndarjet në botën e showbizit botëror që nuk pritej ishte pikërisht e çiftit Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Por duket se diçka e tillë nuk ka tronditur vetëm adhuruesit e tyre, por edhe vet Liamin, i cili e ka mësuar këtë lajm përmes mediave, tha një burim ekskluzivisht për Page Six.

Më 10 gusht, një deklaratë është publikuar në rrjetet sociale të këngëtares amerikane ku shkruhej: “Liam dhe Miley kanë pranuar të ndahen në këtë kohë. Megjithëkëtë duke u zhvilluar, duke u ndryshuar si partnerë dhe individë, ata kanë vendosur që kjo është më e mira përderisa të dy përqendrohen tek vetja dhe karriera. Ata ende mbesin prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët e tyre që ata ndajnë ndërsa me dashuri e marrin këtë herë. Ju lutemi respektoni procesin dhe privatësinë e tyre”.

Burime të afërta me yllin e “The Hunger Games” thanë që ai ishte i befasuar nga deklarata dhe ishte në Australi në atë kohë.

Ndërkohë në deklaratën e divorcit thuhej se kjo ndarje vinte si një vendim nga të dyja palët.

Nuk dihet ende se cili është versioni zyrtar lidhur me divorcin e tyre. Çifti u nda pas vetëm 8 muaj nga martesa e tyre në dhjetor, ndërkohë që të lidhur bashkë kishin 10 vjet./21Media