I lumtur përkrah të dashurës

I lumtur përkrah të dashurës

Këngëtari i mirënjohur britanez, Liam Payne tha se karriera e tij muzikore nuk po e lë të kalojë më shumë kohë me djalin e tij 2-vjeçar, Bear. Por përkundër këtij orari strikt, këngëtari i mirënjohur gjeti kohë për të dashurën e tij, modelen Maya Henry.

Kjo dalje e tij publike me të dashurën e tij erdhi si reagim ndaj disa përqeshjeve që fansat ia bënë atij për paraqitjen në “The One Show”, të cilët thanë se ai flirtoi me aktoren Rebecca Ferguson, transmeton rtv21.tv

Maya dukej e mrekullueshme me një stil të thjeshtë. Të dy dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Këngëtari tregoi se sa shumë i ndikoi karriera e tij në jetën familjare. Ai tregoi se sa e vështirë është për të që mos ta shohë djalin. Madje, në ditëlindjen e parë të tij, këngëtari ishte në Japoni për të performuar.

Ai ishte në lidhje për dy vite me Cheryl Cole, me të cilën kanë djalin Bear. Por, ata u ndanë vitin e kaluar./21Media