Jeta e artistit si prind

Jeta e artistit si prind

Të bëhesh prind është një ndjenjë krejtësisht e veçantë, por të bëhesh prind në moshë të re është goxha sfiduese. Edhe jeta e Liam Payne u bë sfiduese që nga mosha 23 vjeçare, shkruan rtv21.tv.

Në mars të 2017 artisti u bë baba për herë të parë në moshën 23 vjeçare, me ish- të dashurën e tij Cheryl, 10 vjet më të vjetër.

Ai në një intervistë për MTV News ka treguar për ndryshimin e jetës së tij që kur djali i tij erdhi në këtë botë.

Në fillim është gjëja më frikshme në botë, sepse ti mendon ‘O Zot, unë duhet të kujdesem për këtë krijesë të vogël, dhe kjo është diçka shumë e lezetshme, por me shumë përgjegjësi. Unë isha shumë i ri, kështu që mu desh të mësoja shumë”, u shpreh ylli i One Direction në intervistë./21Media