Haradinaj: Hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë

Haradinaj: Hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se nuk pret që në muajin qershor të ketë liberalizim të vizave.

Sipas Haradinajt, është e rëndësishme që Kosova ka hyrë në këtë agjendë.

Tani kemi hyrë në fazën implementuese fatmirësisht. Mendojmë se me qëndrimin e Qeverisë gjermane pra është një moment kthese. Jemi në proces të zbatimit, hyrja në agjendë është me rëndësi duhet ta koordinojmë. Këshillin e Evropës nga 1 korriku e merr Finlanda, nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin, është herët me kohë, janë më pak se dy javë, por jemi në proces”, ka thënë i pari i Qeverisë./21Media