Hoxha: S’jam optimiste se Këshilli i Ministrave do të votoj në qershor për  liberalizim

Hoxha: S’jam optimiste se Këshilli i Ministrave do të votoj në qershor për  liberalizim

Liberalizimi i vizave është diskutuar ditëve të fundit pas publikimit të Raportit për vendin, me ç ‘rast liderët institucional po kërkojnë angazhimin e Francës për ta përmbyllur këtë proces. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, konsideron se Franca dhe Gjermania nuk do ta nxjerrin në votim liberalizimin pa e arritur konsensusin prapave dyerve të mbyllura. Ndërsa, njohësit e procesit vlerësojnë se disponimi i Francës mund të matet në takimin e Parisit i paraparë të mbahet në muajin korrik./21Media