Sipas Valon Murtezajt pa marrë parasysh votimin apo jo të Demarkacionit, Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Sipas Valon Murtezajt pa marrë parasysh votimin apo jo të Demarkacionit, Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj kërkuar nga BE-ja që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë sidomos në aspektin e vizave.

Murtezaj në një intervistë për ditoren “Epoka e re”, Murtezaj ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’u hiqen vizat pa marrë parasysh a votohet apo jo demarkacioni. Sipas Murtezajt, kjo është detyrë e BE-së që duhet ta bëjë.

Ndërsa, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Murtezaj ka thënë se prioritet mbeten Interpoli, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.