Liberalizohen vizat për Gjeorgjinë

Shtetasit e këtij vendi prej sot mund të udhëtojnë pa viza në BE

Shtetasit e Gjeorgjisë me pasaporta biometrike do të mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian pa viza prej ditës së sotme, shkruan rtv21.tv

Kjo ditë është pritur me padurim nga Gjeorgjia, e cila tash e një kohë të gjatë synon lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian, derisa ballafaqohet me përpjekje të vazhdueshme nga Rusia për rritje të ndikimit, pas luftës së shkurtër ndërmjet dy vendeve në vitin 2008.

Në dhjetor të vitit 2015, Komisioni Evropian ka rekomanduar tërheqjen e regjimit të vizave për gjeorgjianët, por negociatat për këtë çështje ndërmjet vendeve anëtare duket se ishin të vështira.

Liberalizimi i vizave për shtetasit e Gjeorgjisë do të zbatohet nga të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës./21Media

Back to top button