Librat më të mirë për biznes të vitit 2018

Udhëzues për biznes, ekonomi dhe karrierë

Është e vështirë të përmbledhen të gjithë librat e mirë për vitin 2018.  Në mesin e atyre që na argëtojnë, mund të gjeni edhe të tillë që iu ndihmojnë dhe iu këshillojnë për: biznese, ekonomi dhe karrierë, shkruan BusinessInsider.

Më poshtë mund të gjeni disa nga librat më të mirë të biznesit që shërbejnë edhe si udhëzues, transmeton rtv21.tv

'Imagine It Forward' by Beth Comstock with Tahl Raz

“Imagine It Forward” nga Beth Comstock dhe Tahl Raz, një memoar nga karriera e tyre 30 vjeçare në General Electriv dhe NBC. Ky libër përfshin shumë këshilla praktike për njerëz në nivele të ndryshme organizimesh. Lexuesit mund të inspirohen për të qenë kreativë dhe inovativë.

'Mastering the Market Cycle' by Howard Marks

“Mastering the Market Cycle” nga Howard Marks, i cili është njëri ndër investitorët më të suksesshëm në botë. Në këtë libër ai ndanë me lexuesit disa nga taktikat e tregut. Ai këshillon që të investoni me vetbesim por jo në mënyrë impulsive që t’iu shkaktojë humbje parash.

'Brotopia' by Emily Chang

“Brotopia” nga Emily Chang, ku ajo ka përfshirë disa nga intervistat me njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë. Ajo gjithashtu ka intervistuar edhe shumë gra që ndodhen në pozita të larta në këtë fushë. Sheryl Sandberg në kryesinë e Facebook, shefen ekzekutive të Youtube, Susan Wojcicki dhe ish shefen ekzekutive të Yahoo, Marissa Mayer. Chang në këtë mënyrë ka dashur të tregojë se si gratë kanë rrezikuar karrierën e tyre t’ua lehtësojnë rrugën të tjerave dhe i kanë trajtuar ato si të barabarta.

'Great at Work' by Morten Hansen

“Great at Work” nga Morten Hansen, i cili ka studiuar mbi 5000 menaxherë dhe punëtorë. Nga shumë profesorë të ekonomisë ky libër u cilësua si më i miri për këshilla praktike.

'The Job' by Ellen Ruppel Shell

“The Job” nga Ellen Ruppel Shell, një gazetare që ka pëshkruar se si bota e punës po ndryshon, bazuar në hulumtim dhe raportim. Gjetjet më të rëndësishme nga hulumtimi i saj që i ka vendosur në këtë libër janë: Nuk është mirë lidhja e fortë emocionale me profesionin tuaj, pasi nëse e humbisni atë do të ndjeheni sikur e keni humbur identitetin tuaj dhe edukimi i avancuar nuk është i domosdoshëm për të arritur sukses. Kudo që ju ndodheni në jetën profesionale “The Job” do t’iu këshillojë dhe do t’iu përgatitë për të ardhmen tuaj./21Media

Back to top button