A keni menduar se cilët janë librat më të shitur?

A keni menduar se cilët janë librat më të shitur?

Të përpilosh listën me librat më të shitur të të gjitha kohërave është disi e vështirë. Në fakt, mezi gjenden të dhëna të besueshme. Mirëpo Time Magazine ka publikuar një listë me librat më të shitur të të gjitha kohërave.

1. A Tale of Two Cities, nga Charles Dickens

Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. I botuar për herë të parë më 1859, libri ka shitur më shumë se 200 milionë kopje, shkruan rtv21.tv

2. The Lord of the rings nga J. R. R. Tolkien

I botuar për herë të parë më vitin 1954, ky libër ka shitur më shumë se 150 milionë kopje.

Libri i cili ka disa seri është përkthyer edhe në shqip nga Artan Miraka, dhe është botuar nga “Dudaj”. Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen.

Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq, Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.

3. Princi i vogël nga Antoine de Saint-Exupery

Dorëshkrimi origjinal i këtij libri ishte në frëngjisht, ndërsa publikimi i parë i historisë u bë në anglisht më 1943. Që atëherë janë shitur 140 milionë kopje.

Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shpëtim Çuçka dhe botuar nga Toena. “Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944).

4. And then there were none nga Agatha Christie

Agatha Christie është e para autore femër në listën e autorëve më të shitur. Ky libër u botua për herë të parë më 1939-tën dhe që atëherë janë shitur 100 milionë kopje.

Agatha Christie njihet në të gjithë botën si “Mbretëresha e Krimit”. Librat e saj janë 10 librat më të shitur të të gjitha kohërave.

5. The dream of the red chamber nga Cao Xueqin

Botimi i parë i këtij libri ishte më vitin 1791 dhe që atëherë janë shitur 100 milionë kopje. Është libri i parë në listën e më të shiturve që botimin e tij të parë e ka pasur në gjuhën kineze e jo anglisht.

6. The hobbit nga J. R. R. Tolkien

Libri është shitur 100 milionë kopje që nga botimi i parë më 1937. Jo dhe aq i sukseshëm sa titujt e tjerë të Tolkien.

Në shqip është përkthyer nga Maklen Misha dhe botuar nga IDK. Libri i konsideruar tashmë si një klasik i letërsisë për të rinj, që paraprin “Kryezotin e Unazave”.

7. The lion, the witch & the wardrobe nga C. S. Lewis

Libri ka shitur më shumë se 85 milionë kopje nga viti 1950.

9. Da Vinci Code nga Dan Brown

I botuar në vitin 2003 libri ka më shumë se 80 milionë kopje të shitura. Në shqip është përkthyer nga Amik Kasorudo e botuar nga “Dudaj”.

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.

Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm. Duke rrëmuar midis atyre gjëegjëzave të çuditshme, Langdoni dhe një deshifruese franceze e talentuar kodesh, Sophie Neveu, shtangen kur zbulojnë gjurmën e çelësave zbërthyes që fshihen në veprat e Da Vinçit – çelësa që duken qartazi për këdo e që megjithatë piktori ka ditur t’i fshehë në mënyrë gjeniale.

10. Think & grow rich nga Napoleon Hill

70 milionë kopje të shitura prej vitit 1937.