Lista e 32 librave që duhet t’i lexojmë

Lista e 32 librave që duhet t’i lexojmë

Nëse dëshironi të jeni prej atyre njerëzve të cilët duan të dinë pak nga gjithçka atëherë duhet t’i lexoni sa më shumë. Por jo gjithmonë novela misterioze, antologjive dhe biografive që i njihni dhe i doni. Në vizitën tuaj të parë në dyqanin e librave provoni ta largoni veten nga zona e atyre librave me tema të rehatshme për ju., përcjell rtv21.tv

“Business Insider” ka listuar 32 libra shkencorë, historik, politik dhe kulturor. Të cilët ju ndihmojnë të bëheni personi që aspironi të bëheni.

“To Kill a Mocking Bird” është publikuar në vitin 1960 dhe qysh në start ka shitur rreth 1.1 milion kopje. Është një novel klasike që flet për familjet dhe racizimin në Amerikë. Aty flitet për një avokat i cili pranon ta mbrojë në gjykim një njeri me ngjyrë që akuzohet se ka dhunuar një grua të bardhë.

“George Orwell” është shumë i preferuar të lexohet, është një novelë antikomuniste që flet për qeverinë, pushtetin dhe kontrollën.

“One Hundred Years Of Solitude” i Gabriel Garcia Marquez është publikuar për herë të parë në 1967. U konsiderua si vepra më e lartësuar e letërsisë spanjolle. Rrëfimi i novelës flet për shtatë gjenerata të familjes Buendia në një qytet imagjinar ku personazhet përcillen vazhdimisht nga fantazmat.

“Things Fall Apart” një portretizim i Nigerisë së kolonizuar. Ish-Presidenti amerikan Barack Obama e quajti një kryevepër e cila i inspiroi shum gjenerata të shkrimtarëve në Nigeri e për rreth Afrikës.

“A Visit from Goon Squad” flet për 13 histori të ndryshme në periudha kohore të ndryshme, por të gjitha të lidhura Bennie Salazar një shef ekzekutiv i një kompanie dhe asistentit të tij, Sasha.

“1Q84” është një vepër japoneze që tregon botën personale të dy personave të dashuruar. New York Times e konsideroi Haruki Murakami jo vetëm shkrimtare por artiste e cila është e vetmja që mund t’i bëjë njerëzit që ëndrrat e personazheve të saj t’i ndjejmë si ëndrrat tona., shkruan rtv21.tv

“The Lord of the Rings” është shëndrruar madje edhe në një serial, bëhet fjalë për gjetjen e një unaze që duhet shkatrruar para se Lordi i keq Sauron ta gjej atë.

“Between the World and Me” është një libër me shumë influencë i botuar në vitin 2015, flet për meditimin dhe rrëfen tregime e ngjarje të ndryshme personale.

“A People’s History of the United States” është libër që mbush të gjitha zbrazëtirat dhe pyetje lidhur me historinë e Amerikës., shkruan rtv21.tv

“Guns, Germs and Steel” flet për kulturën ekonominë dhe përkatsinë fetare si armë ndërtuese të fuqishme të një shteti.

“Game Change” është libër i shkruar nga reporterë politik për zgjedhjet elektorale të 2008 e që u botua në vitin 2010. Nga kritikët u cilësua si libri më i mirë politik deri tani.

“Team Of Rivals” është i shkruar nga Abraham Lincoln. Edhe pse nuk pajtoheni me të gjitha pikëpanjet e tij ky libër nuk duhet të ju kalojë pa lexuar. Ka përmbajtje politike.

“A Brief History of Time” është shkruar nga fizikanti dhe kozmologjisti i njohur Stephan Hawking. Libri është botuar për herë të parë në vitin 1998 flet për teori shkencore, relativitetin dhe krijimin e universit., shkruan rtv21.tv

“A short History of Nearly Everything” nga Billy Bryson është një libër përafërsisht shkencor, por ai nuk është një shkenctar vetëm ka kryer nje hulumtim për ta ndihmuar veten dhe të tjerët si ai.

“The Elements of Style” është një libër i cili na informon për stilin e të shkruarit, gramatikën dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këto të dyja.

“Existentialism from Dostoyevsky to Sartre” është një libër që përfshin shkrimtarët më të njohur ekzistencialist. Sa herë që pyesin për kuptimin e jetës do të doni ta lexoni këtë libër.

“Man’s Search for Meaning” nga Viktor Frankl përshkruan një eskperiencë të tmerrshme personale në kampet e vdekjes në Nazi ku humbi prindërit, vëllaun dhe gruan e tij.

“A little History of Philosophy” e shkruar nga Nigel Warburton paraqet mendimet moderne të shumë filozofëve.

“Steve Jobs” nga Walter Isacson tregon historinë e krijuesit të kompanisë Apple që ka arritur nga puna e tij e palodhshme ta krijoj brand-in më të njohur të telefonave të mençur., shkruan rtv21.tv

“Hackers” është libër i heronjëve të revolucionit kompjuterik. Tregon se si kemi shkuar nga leximi i librave dhe postës së letrave te e-mail dhe Wikipedia.

“You Are so Smart” është një libër psikologjik nga David McRaney.

“The Art Of War” është gjithashtu një libër psikologjik, përfshin 13 kapituj të mënyrës së luftës në aspekte të ndryshme.

“Hyperbole and a Half” është një libër humoristik me tregimet të ndryshme qesharake personale të autores Allie Brosh që fillimisht i kisht shkruar në blog.

“How to Win Friends and Influence People” përmbanë një numër leksionesh që na këshillojnë në jetën personale dhe profesionale.

“Good to Great” është një libër biznesi, hulumtim i 28 biznesmenëve për 5 vite me rradhë se pse disa njerëz bëhen të sukseshëm dhe të tjerët dështojnë., shkruan rtv21.tv

“The Millionaire Next Door” është libër mbi paratë që tregon për njerëzit 1 milionësh të kthyer në 10 milionësh dhe sfidat e tyre.

“The Intellegent Investor” nga Benjamin Graham që tregon se si filozofia i mëson njeriut të marrë vendimet e duhura me paratë.

“Mastering the Art of French Cooking” është libër ushqimi nga Julia Child që përfshinë 554 receta .

“Omnivore’s Dilemma” nga Michael Pollan flet për rëndësin e konsumimit të ushqimeve të shëndetëshme.

“Gender Trouble” është libër që përfshin studime të mediave, gjinive dhe posaçërisht grave., shkruan rtv21.tv

“A Village Life” nga Louis Gluk është një koleksion me 11 poema që prek tema si nënat, vajzat, pafajësinë e fëmijëve dhe thashethemet.

“Evicted” i përket fushës së sociologjisë, është një hulumtim i gazetarisë investiguese në lagje shumë të varfëra./21Media