"Presidenti Thaçi i cili është shumë karizmatik, figura e tij më ka inkurajuar që të përshkruaj, edhe rolin e këtij njeriu por në mes të tij edhe përpjekjet e popullit kosovar shqiptar"

“Presidenti Thaçi i cili është shumë karizmatik, figura e tij më ka inkurajuar që të përshkruaj, edhe rolin e këtij njeriu por në mes të tij edhe përpjekjet e popullit kosovar shqiptar”

Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner është promovuar sot në Paris të Francës.

Libri i shkruar në frëngjisht, që ende s’ka botim në gjuhën shqipe ka Thaçin si protagonist të luftës dhe paqes në Kosovë.

Autori i librit Jacques Baudouin e quajti Thaçin më politikun ndër rebelët dhe më rebelin ndër politikët.

Kurse Thaçi përderisa tha se nuk preferon që të flasë shumë për këtë libër, kujtoi edhe nga kjo ngjarje rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

Thaçi, që dje në Bruksel takoi homologun serb, Aleksandar Vuçiq u shpreh se pret që së shpejti të arrihet një marrëveshje, sado që as kësaj radhe nuk la anash vështirësitë në këtë.

Autori Baudouin tha se dëshironte ta kuptonte nga vjen armiqësia ndaj këtij vendi të vogël që dëshironte paqe.

“Si shkrimtar i pasionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i pasionuar me histori, desha të kuptoja faktet dhe realitetet prapa dukjeve, pra ‘Lindja e një demokracie’ nuk është libër historik, por përshkruan, fakte, ngjarje….Ky libër  imi është bërë, është ndërtuar dhe nga vullneti që të hidhen poshtë të gjitha gënjeshtrat e propaganda armiqësore apo negative ndaj realitetit kosovar, kam ndjerë shumë një nevojë që t’ia kthejë drejtësinë një popullit, një popullit viktime të një padrejtësie të tmerrshme, në traktatin e Londrës në vitin 1913 ku është vizituar kufijtë dhe serbët kërkonin një pjesë të Shqipërisë, dhe dihet se ai aspak nuk është djepi i serbëve, pra vuajtjet e kosovarëve dhe shqiptarëve të Kosovës kanë bërë që unë të marrë anën e viktimës, e jo të xhelatëve”, tha ai.

Ai thuri edhe lëvdata për Thaçin.

“Presidenti Thaçi i cili është shumë karizmatik, figura e tij më ka inkurajuar që të përshkruaj, edhe rolin e këtij njeriu por në mes të tij edhe përpjekjet e popullit kosovar shqiptar.  Është lider politik, klandestin , është bërë një burrështetas i vërtetë, më në fund ka nuk ka dhe aq shumë shtetas si ky në Evropë që mund të se them se me plot gojë se është burrështetas i vërtetë. Kanë deklaruar se qysh atëherë se zoti Thaçi është më politiku prej rebelëve, por edhe më rebeli prej politikëve, është njëri i kohës së vet, përfaqëson realitetin e popullit të tij”, tha Baudouin.

Presidenti Hashim Thaçi foli për vështirësitë me të cilat u përballën shqiptarët në Kosovë gjatë dhe pas luftës, duke numëruar të zhdukurit, të burgosurit, pengjet e mbajtura nga Serbia si dhe tensionet ndëretnike.

“Unë sot kam ardhur jo me taksi, siç kam shkuar në Rambuje siç e përshkruan në libër, por jam i ftuar dhe jam pritur me nderime si president i Kosovës nga presidenti i Francës, Macron. Si president i një vendi të pavarur sovran, jo me autonomi substanciale”, u shpreh ai.

Thaçi tha se shpreson që marrëveshja me Serbinë të arrihet në të ardhmen e afërt. Kjo marrëveshje sipas Thaçit nënkupton njohjen reciproke, po ashtu njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e BE-së, ai përmendi edhe atë se veto ruse të hiqet, si dhe zëvendësimin e rezolutës 1244.

Kurse administratori i parë në Kosovë, Bernard Kouchner, që ka shkruar parathënien e këtij libri, kujtoi kohën e para luftës së fundit në Kosovë.

“Ne nuk ishim duke folur për pavarësi, e mbani mend formulimin e rezolutës 1244 ishte ‘autonomia substanciale’. Çka është autonomia substanciale? Në një vend ku njerëzit “i zinin rrugën njëri-tjetrit” çdo ditë, çdo natë. Autonomi substanciale. E bëmë. Mbaj mend nuk e di nëse mund të them dy slogane, apo dy fjali të veçanta: E bëmë në errësirë. Është e vërtetë e bëmë në errësirë. Ishim tërësisht të paaftë për parë ditë dhe muaj pas njëra tjetrës”, u shpreh ai.

Ai kujtoi se asokohe po përballeshin me një realitet të rëndë.