Liburni e mbylli fazën e kualifikimeve në pozitën e tretë

Liburni e mbylli fazën e kualifikimeve në pozitën e tretë

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Liburni nga Gjakova, u eliminua nga Liga e Kampionëve, që u mbajt në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Liburni ishte pjesë e Grupit të 7-të, së bashku me Stalitsa Minsk, Toulon Elite dhe Hovocubo.

Ekipi gjakovar luajti tri ndeshje dhe arriti tri barazime, por në fund u eliminua duke e mbyllur këtë fazë të kualifikimeve në pozitën e tretë.

Në ndeshjen e parë Liburni barazoi 5:5 kundër Toulon Élite, derisa në ndeshjen e dytë kundër Hovocubo, loja përfundoi me rezultat 3:3. Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar dje, kampionët e Kosovës barazuan 1:1 me skuadrën nikoqire, Stalitsa, e cila në fund e mbylli garën në pozitën e parë./21Media