Liburn 5:5 Toulon Elite Futsal

Liburn 5:5 Toulon Elite Futsal

Sot, në Minsk, Liburni barazoi me rezultat 5-5 kundër kampionit të Francës, Toulon Elite Futsal, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Futsall.

Golat për Liburnin në palestrën e Minskut, i shënuan: Alaj, Selimi, Qerimi dhe Selmanaj (2 gola). Ndërsa për ekipin francez golat u shënuan nga Sanz Sendon, Diaz, Gutierrez Ojeda, Pupa dhe Jouad.

Ndeshja u karakterizua me raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet. Më shumë raste pati skuadra franceze e cila goditi drejt portës tridhjetepesë herë, ndërsa skuadra  nga Kosova pati 18 goditje.

Nga një ndeshje e zhvilluar, deri më tani, Liburni ka 1 pikë në grup bashkë me ekipin francez./21Media