Lichtsteiner i gatshëm për klubin Gjerman

Lichtsteiner i gatshëm për klubin Gjerman

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është i gëzuar me transferimin e tij në FC Augsburg.

35-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin gjerman, pasi i skadoi kontrata me “Topçinjtë”. Për zviceranin kjo është sfida e duhur, i cili shpenzoi një vit në Angli.

“FC Augsburg është një klub që me ka pëlqyer për disa vite. Kjo është sfida e duhur pas largimit nga Anglia. E ndjej se do të bëj më të mirën. E dua edhe atmosferën në Bundesligë”, deklaroi ai.