Mogherini: Shpresoj se liderë tanë ditëve në vijim do ta sjellin vendimin e vërtetë

Mogherini: Shpresoj se liderë tanë ditëve në vijim do ta sjellin vendimin e vërtetë

Që të përforcohet progresi i arritur në Ballkan, tani është momenti t’i hapim negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderë tanë ditëve në vijim do ta sjellin vendimin e vërtetë, deklaroi Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e BE-së.

Në fjalimin për “Rolin e BE-së si lojtar global” i Universitetit të Oksfordit, midis tjerash, Mogerini potencoi se Unioni duhet të stabilizohet dhe ta bashkojë kontinentin me futjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë është e nevojshme që të bashkohet Evropa me futjen e Ballkanit në BE”, u shpreh Federika Mogerini.

“Viteve të fundit bëmë hapa të rëndësishme, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa progres i rëndësishëm, edhe krahas vështirësive, është arritur edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e BE-së,Federika Mogerini.

Ajo vlerësoi se të gjithë gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë midis bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Ky është po ai princip bazë, prej ku filluan hapat e parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaluam të luftojmë me njëri-tjetrin në momentin kur e kuptuam se bashkëpunimi afarist është shumë më i mirë sesa përplasjet e ndërsjella”, potencoi shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini/21Media