Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Cilësitë e një lidershipi të mirë

Nëse dëshironi të jeni një lider, ose një lider më i mirë, mësoni të ndiqni praktikat e mëposhtme, të cilat zbatohen nga të gjithë liderët.

Vizioni

Vizioni ka të bëjë me aftësinë për të parashikuar eventet në të ardhmen. Lideri e ndihmon skuadrën të nisë punën dhe të vazhdojë ta bëjë në drejtimin e duhur atë. Pa një vizion, lideri mund të duket i paqartë për skuadrën, duke dëmtuar edhe rezultatin e punës së saj.

Shembulli

Kjo do të thotë se një lider i mirë mëson skuadrën sipas shembullit që jep vetë. A do të dëshironit të ishit pjesë e një skuadre ku lideri sillet ndryshe prej udhëzimeve që jep?! Kjo nuk mund të ndodhë. Lideri duhet të caktojë standarde të larta, për veten dhe skuadrën.

Cilësi të tjera të një lidershipi të mirë janë:

Kurioziteti – Lideri duhet të qëndrojë përherë kurioz dhe i hapur për të mësuar gjëra të reja.

Besimplotë – Duhet të jetë autoritar por dhe me besim tek vetja pa u bërë agresiv.

Integriteti – Ai/ajo duhet të bëjë atë çfarë thotë. Vetëm kështu do të mund të imponojë respekt tek skuadra e tij.

Besimi tek skuadra – Ai nuk mund të kontrollojë punën çdo 30 minuta. Duhet t’i japë besim skuadrës së tij, që ata ta realizojnë punën me efektivitet.

Vendosmëria – Të marrësh vendime efektive në një kohë të kufizuar është pikë e fortë e një lideri dhe e skuadrës me të cilën punon.

Pozitiv – Optimizmi është çelësi për një lidership të mirë. Një lider pesimist nuk frymëzon dhe për rrjedhim edhe rezultatet e skuadrës së tij do të jenë negative.

I përulur – Lideri duhet të jetë i vetëdijshëm për pikat e forta dhe mangësitë e tij. Vetëm kështu, mund të perfeksionohet!

Back to top button