Niveli i pingpongut është ngritur

Niveli i pingpongut është ngritur

Lidhja e Prizrenit u shpall kampion pranveror, pasi në ndeshjen derbi ndaj Elting Dardanisë triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2.

Ndeshja e drejtuar nga gjyqtari Naim Azemi ishte e nivelit shumë të lartë nga lojtarët e të dy klubeve si në aspektin e fair play-it ashtu edhe në bukurinë e ekzekutimit të goditjeve, nga fillimi deri në fund nuk dihej fituesi, të gjitha ndeshjet si individuale po ashtu edhe në çifte paten shkembit shembullore nga të dy anët, por talentët prizrenas i mahnitën të pranishmit, duke treguar se niveli i pingpongut është ngritur për një nivel më të lartë.

Kreshniku fitoi ndeshjen e parë ndaj Milot Makollit, pastaj Rrahman Ademaj barazoi me fitore ndaj Fatih Karabaxhakut, Jeton Oruqi fitoi ndaj Dardan Imamit, pastaj dyshja Fatih/Kreshnik barazuan rezultatin në 2:2 ndaj Milotit/Jetonit, Rrahmani ngriti rezultatin në 3:2 për eltingun me fitore ndaj Kreshnikut, e Dardan Imami me fitore ndaj Milot Makollit barazoj edhe një herë rezultatin 3:3.

Në ndeshjen e fundit Jeton Oruqi tregoi lojë mjaft të mirë, por kësaj radhe nuk i mjaftoi pasi Fatihu me lojën e tij të mrekullueshme fitoj ndeshjen dhe titullin e kampionit pranveror për Lidhjen e Prizrenit.

Ndeshjet tjera rezultatet ishin si në vijim: