Zerka pranoi publikisht lidhjen me Ronelën

Zerka pranoi publikisht lidhjen me Ronelën

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër emrat e njohur të showbizit që u përfolën tej mase për jetën private vitet e fundit, e me theks të veçantë këtë vit. Ndonëse ka kohë që qarkullon lajmi se ata janë në lidhje, artistët nuk e pranuan lidhjen e tyre publikisht. Megjithëse afërsia mes tyre tregonte gjithçka.

Mediat rozë vazhdimisht parashtronin pyetje rreth raportit të tyre, deri në momentin kur Young Zerka pranoi gjithçka publikisht, transmeton rtv21.tv

Në një intervistë kur u ishte kërkuar atyre që ta përshkruanin personin ideal, të dy jepnin sinjale për njëri-tjetrin. Young Zerka deklaroi se partnerja ideale është ashtu diçka si Ronela, kurse ajo tha “Kështu një çikë si kaçurel”, duke aluduar se ata ishin partnerët perfekt për njëri-tjetrin.

Gjithë ky raport mes tyre u përfol e stërfol, madje në disa situata shërbeu si kundërpërgjigje e artistëve tjerë ndaj Zerkës. Artisti u përfshi në skandalin me këngëtaren Samanta Karavella, i cili në një emision televiziv deklaroi se Samanta nuk e meriton famën që e ka. I menjëhershëm ishte reagimi i artistes së apostrofuar, e cila ia përmendi edhe lidhjen e Zerkës me Ronelën, ndonëse me të ishin mike të mira.

“Eh pra. Pas një buri (pa RR) fshihet një grua si e jotja!!”, kishte deklaruar mes tjerash Samanta, duke thumbuar edhe Ronela Hajatin, transmeton rtv21.tv

Pas Samantës erdhi një përgjigje nga Ronela, megjithëse ajo ishte tepër e qetë në këtë aspekt.

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam”, është shprehur Ronela duke habitur të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës.

Erdhi edhe momenti kur Young Zerka la pas reagimet e kundëreagimet dhe pranoi publikisht lidhjen me Ronelën.

“E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai.

Artistët kanë edhe dy bashkëpunime të cilat u pëlqyen shumë, “Syni i jemi” dhe “Diamanta”. E para u publikua në gusht të vitit 2016 dhe numëron mbi 27 milionë klikime. Ndërsa “Diamanta” u publikua në dhjetor të vitit 2017 dhe grumbulloi mbi 6 milionë klikime./21Media