Zbulohen arsyet pse pronarit të Chelseat nuk i ishte lejuar të qëndronte në shtetin zviceran

Zbulohen arsyet pse pronarit të Chelseat nuk i ishte lejuar të qëndronte në shtetin zviceran

Policia federale e Zvicrës u kishte sugjeruar autoriteteve vendase të emigracionit se, miliarderi rus Roman Abramovich përbënte një rrezik për sigurinë publike dhe një rrezik për reputacionin e mirë të vendit, nëse ai bëhej qytetar zviceran.

Pronari i klubit londinez të futbollit, Chelsea, humbi të martën një betejë ligjore 7-mujore kundër një medieje të shkruar zvicerane, për ta penguar këtë të fundit të publikonte informacionet mbi arsyet e dështimit të tij për sigurimin e lejeqëndrimit zviceran.

Abramovich për leje banimi në Zvicër në korrik të vitit 2016, me shpresën për ta kthyer vendin e famshëm si resort skish, Verbier, në shtëpinë e tij zyrtare.

Gjithsesi, pas një rishikimi të detajuar të dokumenteve në lidhje me një prej njerëzve më të pasur të botës, policia ngriti një sërë shqetësimesh.

Sipas Tamedia-s, policia raportoi se Abramovich njihej për “dyshimet për pastrim parash dhe kontaktet e supozuara me organizata kriminale”.

Policia vlerësoi gjithashtu se, ekzistonin arsye të forta për të besuar se “asetet e aplikuesit janë, të paktën pjesërisht, me origjinë të paligjshme”.