Sot luhen dy takime interesante

Sot luhen dy takime interesante

Sot do të luhen ndeshet e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjithsej do të luhen 8 ndeshje të ndara në dy termine, prej orës 18:55 dhe 21:00.

Përballjet më interesante priten të jenë ato mes Juventusit dhe Atletico Madrid, po ashtu edhe takimi i grupit A në mes të PSG-së dhe Real Madrid. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen nga ora 21:00.

 

Ndërkohë, në ditën e parë të ndeshjeve në kuadër të ligës së Kamionëve, dje janë luajtur 8 ndeshje, dy takimet më interesante ishin ajo e Borussia Dortmund dhe Barcelonës, e cila përfundoi pa gola, kurse Napoli e mposhti Liveproolin me rezultat 2:0. /21Media