Ligji i pagave në udhëkryq!

SBASHK, nuk ka ku t’i drejtojë ankesat, FSSHK pret vendim e Kushtetueses

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk kanë paraparë greva të tjera pas pakënaqësive për pezullimin e ligjit për paga. SBAShK-u thotë se pa u formuar institucionet e reja nuk kanë se ku t’i drejtojnë ankesat e tyre, ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë pezulloi grevën deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave. Gjykata Kushtetuese thotë se është duke e trajtuar këtë lëndë dhe nuk ka afat të caktuar për vendimmarrje./21Media

Back to top button