Izmaku-Haxhiut: Me arrogancë nuk mundesh me udhëheq mbledhjen

Izmaku-Haxhiut: Me arrogancë nuk mundesh me udhëheq mbledhjen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu janë përplasur gjatë ditës së sotme në Komisionin për Legjislacion.

Arsyeja e gjithë kësaj ishte ndryshimi i Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Deputetja Izmaku kërkoi që Komisioni për Legjislacion të mos e shqyrtojë këtë pikë, pasi sipas saj komisionit po i humb kredibiliteti.

Ajo madje iu drejtua koleges së saj Haxhiu se po sillet me arrogancë dhe se e ka marrë me shumë zemër këtë çështje.

Nuk e kuptoj pse me kaq emocion Albulenë ty personalisht po të them, pse po e merr me kaq emocion këtë ligj… Me arrogancë nuk mundesh me udhëheq mbledhjen”, tha ajo.

Ndërkohë që deputetja Haxhiu ka reaguar, duke thënë se nuk i jep llogari deputetes Izmaku.

Po e marr sepse bashkatdhetarët tanë është duke iu cenuar… ti mos më trego se qysh me u sill… Bashkatdhetarëve tanë është duke iu cenuar e drejta e votës, pikërisht për shkak të procedurave burokratike, dhe po flas me emocion… Ty nuk të jap llogari, je njeriu i fundit që duhet t’i jap llogari”, tha Haxhiu.

Ndryshe, dje në Kuvend është krijuar një komision “ad-hoc” për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, tha se ky ndryshim është për t’ua lehtësuar diasporës mënyrën e votimit, i cili sipas tij, duhet të bëhet në ambasadat apo konsullatat e Kosovës ku ata më afër jetojnë.