Gjykata Supreme: Arrestimi i Edmond Temellkos ka qenë i ligjshëm

Gjykata Supreme: Arrestimi i Edmond Temellkos ka qenë i ligjshëm

Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, i përberë nga pesë gjykatës suprem, vendosi se privimi nga liria i kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temelko më 12 shkurt vitin e kaluar, në kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale , ka qenë ligjor. Vendimi do të nënshkruhet dhe do të publikohet ditët e ardhshme, mëson Sakamdakazham.mk

Vendimi për Temellkon është sipas Kërkesës për Mbrojtje të Ligjshmërisë të procedurës, të sjellë pikërisht nga PPS-ja, e cila nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe nga mbrojtja e të dyshuarit, ka qenë e kritikuar se ka lëshuar akuza të pabazuara ligjërisht për privimin e tij nga liria.

Për këtë arsye  Gjykata Themelore pas asaj nuk ka miratuar masë paraburgimi për Edmond Temellko, njëri nga të dyshuarit kryesor në hetimin e parë që e ka nisur PPS-ja nën emrin e koduar “Titanik” që ka të bëjë me dyshimet e parregullsive zgjedhore të kryera në vitin 2013.

Prokurorja speciale, Katica Janeva në fazë të hershme të procedurës ka kërkuar që Gjykata Supreme të vendosë se prokurori i PPS-së ka pasur të drejtë në rastin e arrestimit të Temellkos, ose Gjykata Penale, që pretendon se i dyshuari është privuar në mënyrë joligjore nga liria.

“Gjykata Supreme konsideron se prokurori i Prokurorisë  Publike Speciale në mënyrë të drejtë e ka zbatuar ligjin, sepse bëhet fjalë për procedurë specifike. I dyshuari ka shtetësi të dyfishtë, dy pasaporta, një të Maqedonisë dhe një të Shqipërisë, prej aty janë krijuar dyshimet e prokurorit për rrezik nga ikja, sepse ka mundësi të bëhej i pakapshëm dhe nuk do të jepte deklaratë”, shpjegojnë një pjesë e gjykatësve suprem të cilët e kanë sjellë vendimin në dobi të PPS-së.

Temellko është njëri nga të dyshuarit në hetimin e PPS-së, që është ka fundi dhe për të cilin prokuroria ka paralajmëruar akuzë. Nga incizimet audio nga përgjimet biseda që i ka publikuar LSDM-ja mund të dëgjohen disa biseda mes zyrtarëve të lartë shtetëror për atë si maqedonasit, banorë të Pustecit, Shqipëri, votojnë në Maqedoni me letërnjoftim. Me qindra prej tyre, si banorë të dy-tre adresave në Shkup, votojnë në Komunën Qendër.

Në rastin “Titanik” është dyshuar një pjesë e udhëheqësisë së lartë të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, të Komitetit Ekzekutiv të partisë, por të dyshuar kanë qenë edhe 4 anëtarë të KSHZ-së, pesë gjykatës të Gjykatës Administrativ, anëtarë të komisionit zgjedhor në Komunën e Çairit, ndërsa para një muaji, PSP-ja e ka zgjeruar hetimin e 17 personave të tjerë./21Media

SHPËRNDAJE