Limaj fajësoi KQZ-në për procesin zgjedhor

Limaj fajësoi KQZ-në për procesin zgjedhor

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në një konferencë për media u shpreh se ndër problemet e procesit zgjedhor u shfaqën në formular. Sipas Limajt, formulari kishte defekte serioze.

Duke fajësuar Komisionin Qendror Zgjedhor, Limaj tha se asnjëherë në zgjedhje nuk ka pasur keqadministrim sikur tani.

“Neglizhimi dhe ikja e KQZ-së nga përgjegjësitë ka shkaktuar pasoja gati të riparueshme”, tha Limaj ndër të tjera, duke shtuar se organi i KQZ-së ka qenë jofunksional dhe kaotik duke mos i kryer punët mirë.

Limaj më tutje deklaroi se tani jemi në dy momente të rëndësishme. Nën një, ai përmendi ikjen e përgjegjësisë së KQZ-së lidhur me votat e ardhura nga Serbia dhe ato nga diaspora. Dhe nën dy, ai tha se shkelja serike ka ardhur nga Gjykata Supreme që ka ndryshuar ligjin zgjedhor.

Ai më tutje u shpreh që është gjynah që i tërë procesi zgjedhor të vijë në pikëpyetje shkaku i papërgjegjësisë së KQZ-së.

“Tani për tani, nuk do të ndalemi në kthimin e ligjshmërisë në këtë vend.”, shtoi më tutje Limaj.

Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa, PZAP më 25 tetor ka njoftuar se ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga subjektit politik, Koalicioni NISMA-AKR-PD, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovojë ankesën e këtij subjekti dhe të urdhërohet KQZ-ja, që të anulojë nga rezultatit i numërimit në tërësi grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia. Sipas PZAP-it, ankesa është hedhur poshtë./21Media