Haxhiu deklaratat e Nismës për VV-në i ka quajtur shpifje

Haxhiu deklaratat e Nismës për VV-në i ka quajtur shpifje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu sonte ka reaguar ndaj deklaratave të Nismës Socialdemokrate.

Haxhiu përmes një postimi në facebook është shprehur që Fatmir Limaj dhe Bilall Sherifi të tregojnë pazarin që kanë bërë me Listën serbe.

“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.
A thua pse? Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe. Kot e keni. Pazari nuk kalon”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Nisma Socialdemokrate sot e ka ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se cilat janë pazarllëqet e saj me Nenad Rashiqin. Përmes një komunikate, Nisma deklaruar se ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst./21Media