Mesazhi që dha Limaj pas votimit

Mesazhi që dha Limaj pas votimit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Sot e shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që e ka çdo qytetarë i Kosovës për të shpreh vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit”, ka thënë Limaj.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën për të dal dhe votuar sipas bindjes që kanë.

Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media