"UÇK e pjestarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë"

“UÇK e pjestarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur në lidhje me ftesën që ka marrë Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.

Limaj e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, sikundër që janë të padrejta edhe ftesat për drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-së.

Kreu i Nismës, ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Rexhep Selimit.

“Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjestarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.