Limaj: Mirënjohje UÇK-së dhe SHBA-ve

Limaj: Mirënjohje UÇK-së dhe SHBA-ve

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Me këtë rast, Limaj tha se liria e cila gëzohet sot është sakrificë e brezave të tërë, dhe kjo gjeneratë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit Sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe kjo ditë u madhështua edhe më shumë me prezencën e miqve tanë ndërkombëtarë të cilët 20 vite më parë u rreshtuan në mbrojtje të vlerave civilizuese. Mirënjohje presidentit Klinton, kryeministrit Blair, sekretares Albright dhe Gjeneralit Clark. Mirënjohje për gjithë aleatët tanë perëndimorë. Lavdi e përulje të gjithë dëshmorëve të Kombit në krye me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Liria të cilën e gëzojmë sot është sakrificë e brezave të tërë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzuam ëndrrën shekullore për liri e pavarësi. Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore. Vizioni dhe synimet tona janë Kosova pjesë e familjes evropiane e anëtarësuar në BE dhe në NATO”, ka shkruar Limaj në Facebook./21Media