Limaj: Kur Serbia të jetë e gatshme të diskutojë për njohjen e Kosovës, le të na thirr

“A jeni të gatshëm për të biseduar për njohjen e Kosovës? Jo, ditën e mirë”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj u shpreh që Kosova nuk dëshiron ta zgjat procesin e dialogut, por dëshiron të ketë një agjendë.

Sipas Limajt, nëse Serbia nuk është e gatshme të bisedojë për njohjen e Kosovës, atëherë dialogu me Serbinë nuk do të ndodh  deri në kohën kur ata të jenë të gatshëm për të diskutuar një gjë të tillë.

Nuk duam ne me stërzgjat procesin, ne duam agjendë, afatizim. A jeni të gatshëm për të biseduar për njohjen e Kosovës? Jo, ditën e mirë, ditën e mirë kur të janë të gatshëm le të na thirrin.”, deklaroi Limaj.

Ai gjithashtu tregoi që Kosova ka disa tema që dëshiron t’i trajtojë në dialogun me Serbinë, si çështjen e të pagjeturve dhe krimet e luftës.

Për çka tjetër kemi me biseduar, e kemi edhe ne disa tema që do t’i bisedojmë, çështjen e të pagjeturve nuk stërzgjatet ajo, kemi afatizim dhe kemi kërkesa. Çka kërkoni për të pagjeturit e kemi përmend, duam krimet e luftës, çka kërkoni e kemi përmend, duam reparacion, këto i kemi biseduar me Brukselin nuk është humbje kohe kjo.”, tha Limaj./21Media

Back to top button