Limaj optimist që Shqipëria do ta ulë tarifën në rrugën e Kombit

Ai ka kërkuar nga shteti shqiptar zbritjen e taksës në rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës se ka kërkuar nga shteti shqiptar zbritjen e taksës në rrugën e Kombit.

Limaj ka thënë se në takimin me përfaqësues të qeverisë shqiptarë, ai në emër të Qeverisë së Kosovës, ka paraqitur shqetësimin që taksa është e lartë dhe duhet gjetur mënyra për të zvogëluar, e cila do të ishte në dobi të dy vendeve.

Ai beson se Shqipëria e ka marrë seriozisht këtë kërkesë dhe pret që ata do të vijnë me qëndrim konkret.

Limaj më pas ka bërë me dije se më 26 nëntor në Pejë do të mbahet mbledhja e dy qeverive dhe se po punojnë bashkërisht për temat dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajnë.

Zëvendëskryeministri ka njoftuar edhe për disa nga marrëveshjet për të cilat pritet të nënshkruhen më 26 nëntor.

Back to top button